faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005

Putin- Berishës: Forcim të marrëdhënieve ruso-shqiptare

Kryeministri rus, Vladimir Putin uron kryeministrin Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

“I nderuar zoti Berisha, Pranoni urimet me rastin e emërimit Tuaj të dytë Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Jam i bindur, se forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ruso-shqiptare i përgjigjet interesave rrënjësore të popujve të vendeve tona, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Ju uroj suksese të mëtejshme dhe shëndet të mirë”, shkruan kryeministri rus.

Ndërkohë, telegram urimi, Berisha ka marrë edhe nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu. “ Në emër të qeverisë së Izraelit, ju përcjell urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë, si dhe urimet e mia më të mira për suksesin tuaj në drejtim të vendit tuaj drejt prosperitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm. Unë angazhohem në forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë në vitet në vazhdim”, shkruan kryeministri hebre.