New York: Takim Obama-Abbas-Netanyahu

Presidenti Barack Obama tha se është me rëndësi kritike që udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të rifilluar bisedimet e ngecura të paqes.
Obama i bëri komentet të martën në New York pas një takimi të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas.
Obama tha se me gjithë historinë e mosbesimit mes dy palëve, ata duhet të gjejnë rrugën për të ecur përpara.
Në fillim të bisedimeve Obama i bindi të dy udhëheqësit të shtrëngonin duart dhe qëndroi pas ndërkohë që ata afroheshin drejt njëri tjetrit.
Obama tha se është bërë përparim drejt hedhjes së bazave për rifillimin e bisedimeve të paqes por mbetet shumë për të bërë.
Ai tha se kryenegociatori për Lindjen e mesme, George Mitchell do të takohet përsëri javën tjetër me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë. |