faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005

Borisov: Politikanët e Maqedonisë të mos harrojnë se çka synojnë

Politikanët e Maqedonisë
nuk duhet të harrojnë
në cilat vlera të përbashkëta
dëshirojnë të bashkangjiten,
për çka deklarojnë, siç janë
anëtarësimi në BE dhe NATO.

Këtë, pas arritjes në Bruksel, e deklaroi të enjten kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski gjatë vizitës në Australi, në të cilën bën thirrje që maqedonasit të mos ndahen në banorë të Egjeut, Vardarit dhe Pirinit.
 
“Menjëherë u thashë fqinjëve tanë në Maqedoni, se në rrugën për të cilën janë nisur – drejt BE-së dhe NATO-s, duhet të respektohen vlerat që kultivohen atje, e ato janë Evropë pa kufij, Evropë me fqinjësi të mirë, Evropë, ku konfliktet nuk zgjidhen me deklarata të ngjashme, por me negociata, me paqe, me mirëkuptim, me tolerancë”, tha Borisov.
 
Kryeministri Borisov njoftoi se kryeministri shqiptar Sali Berisha ka kërkuar takim me të, në të cilin do t’i shqyrtojnë deklaratat e Gruevskit.