faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005

Presidenti Ivanov për BBC-në për emrin dhe për referendumin

"Nëse arrihet deri në një zgjidhje kur shumica do të jenë të kënaqur me siguri mund të flitet edhe për mënyrë tjetër se si të arrihet deri te ai vendim", thotë presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për BBC-në, i pyetur nëse ka gjasë që Maqedonia të tërhiqet nga ideja për organizim të referendumit për emrin.

"Referendumi është paralajmëruar si mundësi sepse bëhet fjalë për çështje që e ndryshon historinë e një populli, e ndërron ekzistimin e saj. Kjo nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e ndonjë Qeverie e cila ka mandat që e jep populli për katër vjet. Me këtë duhet të përballen të gjithë që jetojnë në këtë hapësirë dhe në njëfarë mënyre kjo përgjegjësi i takon popullit sepse ai e ka shfrytëzuar të drejtën të identifikohet me atë që sot quhet Maqedoni. Kjo e drejtë është jashtëzakonisht e saj, kështu që referendumi është mënyra e vetme e kësaj demokracie direkte ku populli do të prononcohet lidhur me këtë çështje qenësore. Nëse gjendet zgjidhje ku që shumica do të jetë e kënaqur me siguri mund të bisedohet edhe për mënyrë tjetër se si të vihet deri te ky vendim", thekson presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për BBC-në.