faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005

Brown ofron pakësimin e nëndetëseve bërthamore

Kryeministri britanik, Gordon Brown po ofron të pakësojë kapacitetet bërthamore të Britanisë.

Brown do të njoftojë në një sesion të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten, se ai është i përgatitur të pakësojë flotën britanike të nëndetëseve Trident, të cilat transportojnë raketa bërthamore nga katër të tilla, në tre.

Takimi i Këshillit të Sigurimit do të kryesohet nga presidenti amerikan Barack Obama dhe do të fokusohet në mënyrat për pakësimin e arsenaleve bërthamore në shkallë globale.

Korrespondentët thonë se oferta e Britanisë për programet Trident mund të kursejë miliarda dollarë në kohën kur financat publike janë nën presion.