Greqia duhet të heqë dorë nga mohimi i ekzistimit të pakicës maqedonase dhe turke në territorin e saj dhe të fokusohet në mbrojtjen e vetëpërcaktimit, lirisë së të shprehurit dhe të bashkimit të këtyre bashkësive.
Premtimet e Qeverisë për një investim marramendës prej tetë miliard euro nuk kanë mbështetje reale, por është vetëm një marketing politik sepse kapacitetet ekonomike të Maqedonisë nuk janë në gjendje të plotësojnë një premtim të tillë investimesh kaq voluminoze, deklaroi eksperti i çështjeve ekonomike, Petrit Pollozhani.
Është turp që Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO për shkak të bllokadës misterioze, të pambrojtur dhe shokuese nga fqinji i saj, anëtare e Aleancës, theksoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson në tubimin në Uashington, me rastin e 60-vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike.
Kryeredaktori i të përditshmes “Shqip media” në Maqedoni dhe një nga themeluesit e agjencisë së lajmeve INA, Naser Pajaziti i shoqëruar nga një pjesë e stafit të gazetarëve ka qenë pjesë e trajtimit të pahijshëm nga ana e një patrulle të njësitit policor “Alfa” në qytetin e Kumanovës.
Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës janë në nivelin më të lartë politik dhe shoqëror, por bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve nuk është në nivel të kënaqshëm, siç është me vende të tjera fqinje. Bosnja e Hercegovina ka saldo negative ekonomike me Maqedoninë dhe duhet të bëhen hapa nga të dy palët që kjo të përmirësohet, vlerësuan në Sarajevë presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski dhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Nebojsha Radmanoviq
Prej mbrëmë në mesnatë, zyrtarisht filloi fushata e partive politike dhe pjesëmarrësve të tjerë në zgjedhjet e katërta presidenciale dhe të pestat lokale, që do të mbahen më 22 mars.
Me projektimin e filmit dokumentar “Përkujtim për Borisin” Maqedonia sot fillon me shënimin e përvjetorit të pestë të vdekjes së kryetarit Boris Trajkovski.
Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se zhvillon politikë nacionaliste dhe nuk dëshiron të arrihet zgjidhje e përbashkët e ndërsjellë për emrin.
Disa marrëveshje financiare për realizimin e programeve me mjete nga fondet evropiane IPA firmosën sot Maqedonia dhe Bashkimi Evropian. Me firmosjen e sotme fillon realizimi i 16 projekteve me vlerë prej 43,96 milionë eurove.
Kryetari i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski sot udhëton për në Beograd dhe është burrështetasi i parë i Maqedonisë për vizitë zyrtare në Republikëne Serbisë, pas vendimit të Maqedonisl për ta njohur pavarësinë e Kosovës, në tetor të vitit të kaluar.
Vendet fqinje si Greqia dhe Bullgari vazhdojnë ta përkujtojnë Maqedoninë se pa zgjidhjen e problemeve të jashtme nuk mund të bëhen pjesë e Aleancës së NATO. Në këtë drejtim, Athina është më e zëshme, mirëpo kohëve të fundit edhe autoritetet e Sofjes ritheksojnë se Maqedonia duhet ti zgjidhë kontestet me vendet fqinje
Maqedonia deri nga fundi i vitit do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe liberalizimin e tërësishëm të vizave, rekomandon Parlamenti Evropian në raportin për përparimin e vendit në vitin 2008, që u miratua sot në Strasburg.
Raportuesi në Parlamentin Evropian për Maqedoninë, Erik Mejer, kërkoi nga Komisioni Evropian të konfirmojë se nëse termet në përgjithësi të pranuara "maqedonas" dhe "gjuha maqedonase" dhe kodi i vendit "MK", prej para pak kohësh janë zëvendësuar me shenja se "do të definohen"
Çështja për emrin është kontest bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe ajo është e lidhur me kriteret për anëtarësim të vendit në BE, por duhet të zgjidhet në frymën e politikës së fqinjësisë së mirë, porositi eurokomisari për zgjerim, Oli Ren.
Kandidati presidencial i kolaicionit i kryesuar nga VMRO-DPMNE Gjorge Ivanov me 451.365 vota të fituara fitoi në zgjedhjet e katërta për president të Republikës së Maqedonisë. Kundërkandidati i tij nga LSDM-ja Lubomir Fërçkovski fitoi 263.457 vota.
Deparatamenti amerikan i Shtetit i dërgoi urime dhe lëvdata qytetarëve të Maqedonisë për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale.
NATO shprehu kënaqësi nga procesi zgjedhor demokratik në Maqedoni dhe përsëriti se ftesa për vendin do të rihapet, pasi të zgjidhen dallimet me Greqinë rreth emrit.
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Konjanovski dje pasdite e përfundoi vizitën zyrtare në Mal të Zi me pjesëmarrje në pritjen në anijen "Klarking" të marinës së SHBA-së në portin në Tivarit, që e organizoi admirali Mark Ficxherald, komanand i Komandës së bashkuar të forcave të NATO-s në Napoli dhe i marinës amerikane për Evropën.
Pezullim të regjimit të vizave të BE-së për Maqedoninë është njëra prej temave të takimit që sot në Bruksel do ta mbajnë shefi i diplomacisë së Maqedonisë Milloshoski dhe evrokomesari për Zgjerim, Oli Ren.
Qeveria ne seancen e djeshme e miratoi pakon e dyte te masave antikrize, me qellim te zbutjes se pasojave nga kriza ekonomike boterore ndaj ekonomise se Maqedonise.
MPJ e Kosovës ka bërë të ditur se janë në pritje të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shkupin, edhe pse kanë kaluar afër gjashtë muaj kur Maqedonia njohu shtetin e Kosovës.
Gazetat greke në botimet e sotme japin theks dhe transmetojnë reagime nga takimi i parë mes kryeministrit grek Kostas Karamanlis dhe presidentit amerikan Barak Obama, në Strasburg, në të cilën është biseduar për marrëdhënien e ndërsjellë, raportet e Greqisë me Maqedoninë dhe Turqinë, si dhe për çëshjen e Qipros.
Ndërmjetësuesi i KB-së për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, Methju Nimic paradite në takime të veçanta, do të bisedojë me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Ndërmjetësuesi i KB-së për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, Metju Nimic, i cili sot arriti në Shkup, pasdite u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski.
Kuvendi i Maqedonisë nesër duhet të debatojë për zgjedhjen e ministrave të rinjë, pasi shefat e dikastereve për evrointegrime, financa, arsim dhe bujqësi, dhanë dorëheqje ose paralajmërohet shkarkimi i tyre.
Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave për qytetarët e saj të udhëtojnë në vendet e BE-së, derisa Serbia dhe Mali i Zi edhe pse kanë "përparim të dukshëm", duhet të kryejnë edhe disa detyra plotësuese, informoi BBC, duke iu referuar deklaratës së eurokomisarit, Zhak Baro.
Këshilli për të drejtat qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian të mërkurën e ardhshme për herë të parë do ta shqyrtojë raportin për pezullimin e vizave për Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Nju-Jork do të takohet me zëvendës-sekretarin shtetëror Xhejms Stajnberg. Temë kryesore e bisedimeve do të jetë kontesti ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, shpreson në zgjidhje të shpejtë dhe inkurajon procesin e zgjidhjes së pengesës së vetme që qëndron në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën.
Pozicionet e partisë qeveritare greke Demokracia e Re dhe të opozitares Lëvizja Mbarëgreke Socialiste (PASOK) për çështjen për emrin janë pothuajse të njëjta, vlerësuan në duelin e mbrëmshëm parazgjedhor liderët e të dy partive Kostas Karamanlis dhe Jorgos Papandreu.
Pamflet politik me përmbajtje jashtëzakonisht provokative dhe përçarëse që ndikon dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve ndëretnike në vend, e vlerëson enciklopedinë maqedonase kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se kjo Enciklopedi prodhon konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha, pikërisht në kohën kur Maqedonia ka nevojë më pak për një gjë të tillë. Ahmeti në këtë drejtim shtroi disa pyetje deri tek akademiku Bllazhe Ristovski.
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj botimit të Enciklopedisë maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të këtij shteti për, siç thuhet, uzurpimin e tokave të maqedonasve nga ana e shqiptarëve.
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze dhe trushpërlarëse të Enciklopedisë së parë Maqedonase, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Merreni RSS versionin nga lajmet e PressOnline ...............................