Gruevski: Do të ketë referendum për emrin

Referendum për emrin do të ketë dhe për mua kjo është çështje e mbyllur. Pa referendum, pa u deklaruar qytetarët për propozim-zgjidhjen e mundshme, nuk ekziston mundësi që të zgjidhet problemi me emrin, thekson kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për korrespondentin e MIA-s , dhënë para largimit nga Haga, ku sot duhet të takohet me Johan Tarçullvoskin.
"Jam thellë i bindur se një çështje e këtillë e madhe në historinë e një populli nuk mund të zgjidhet pa konsultim me të gjithë qytetarët. Emri i shtetit është i trashëguar. Ai ishte pjesë përbërëse e çështjes për referendum më 8 shtator të vitit 1991. Për emrin e këtij shteti nuk mund të vendosin vetëm disa politikanë apo individë intelektualë, OJQ-të apo individët. Ajo është një çështje e tillë, e madhe historike për të cilën mund të vendosë vetëm populli. Politikanët për këtë çështje mund të japin vetëm mendimin e vet po jo edhe vetë të vendosin", thotë Gruevski. Thekson se kjo ishte edhe premtim parazgjedhor i përmbajtur në Programin e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit "Për Maqedoni më të mirë".
Kryeministri i Maqedonisë foli edhe për reagimin nga ana e presidentit bullgar, Georgi Pervanov për deklaratat e tija, të dhëna gjatë vizitës së kohëmëparshme në Australi, lidhur me maqedonasit egjeas, vardaras dhe pirinas. Gruevski pohon se në deklaratën e tij nuk ka pasur kurrfarë pretendimesh territoriale, por përkundrazi, frymë dhe qëllim bashkues proevropian.
"Nuk kemi kurrfarë pretendime territoriale ndaj askujt, as ndaj Bullgarisë, as ndaj cilit do tjetër vend fqinj. Deklarata është nxjerrë prej kontekstit. Duke pasur parasysh gjendjet e komunitetit maqedonas në Australi, në fjalimin tim u bëra thirrje maqedonasve në Australi të kenë harmoni më të madhe, të mos ndahen në kurrfarë baze, siç janë ndarjet kishtare, në kuptim për dhe kundër administruesit të KOM-it, apo, ndërkaq, sipas prejardhejes së lindjes. Thashë se atje në Australi të gjithë ata jetojnë në një shtet të njëjtë, duke menduar për Australinë, dhe se duhet të respektohen në mënyrë të ndësjellë. Më pas shtova se edhe në Ballkan, kur të gjitha vendet do të bëhen anëtare të BE-së, do të rrrënohen kufijtë dhe të gjithë popujt e Ballkanit do të jetojmë në Evropën pa kufij, siç jetojnë në Australi, në një shtet maqedonas etnik pavarësisht se ku kanë lindur, kroatë, grekë, shqiptarë etj. mha shtete të ndryshme. Shtova edhe atë se është njerëzore të grindesh, por është krishtere të falet. Bëra thirrje për pajtim, unitet dhe falje", thotë Gruevski.
Sipas tij, çështja e Maqedonisë nuk guxon të përdoret si çështje për përçarje, por vetëm si çështje për pajtim dhe bashkim. "Më vjen keq nëse dikush më ka kuptuar gabimisht apo i është transmetuar në mënyrë joadekuate. Unë jam konsistent në deklarata, atë që e flas brenda, e flas edhe jashtë, dhe e kundërta", shton kryeministri.
Për aktualizimin e kërkesës për sigurim të pensioneve për pjesëtarët e ish-UÇK-së, Gruevski thotë se ka qëndrim konsistent se ajo çështje mund të zgjidhet vetëm përmes ligjeve ekzistuese.
"Para disa viteve kërkohej ligj i posaçëm për luftëtarët e UÇK-së, me privilegje të posaçme për ta, madje kërkohej barazim i të drejtave të tyre me të drejtat e pjesëtarëve të ARM-së. Thuhej se ata njerëz po përballen me probleme të cilat duhet të zgjidhen me ligj të posaçëm. për disa pohohej se janë invalidë, disa se kanë probleme shëndetësore dhe ngjajshëm. Atëherë nuk pranova një ide të tillë, dhe thashë se problemet e tyre mund të zgjidhen vetëm përmes ligjeve ekzistuese, dhe asgjë më tepër se kjo. Të njëjtën e shoh edhe sot, ndërsa sa kam kuptuar, të njëjtën e deklaron edhe BDI. Gjithçka tjetër është shpekulim, e pakosistueshme dhe e papranueshme sipas neve", thekson kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për MIA-n. |