Situata në BeH përkeqësohet

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë e Hercegovinë (BiH) Valentin Incko njoftoi organin kryesor të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme se situata politike është duke u përkeqësuar dhe se nuk zbatohet asgjë nga reformat e nevojshme.
"Mungesa e besimit dhe dialogut midis udhëheqësve politik ka ndikuar në punën e institucioneve politike, kryesisht në nivel shtetëror," tha Incko në Bruksel para Këshillit për politikë të dhe Siguri të BE-së.
Sidomos paralajmëron për sjelljen e pashembullt të Presidentit të Këshillit të Ministrave të BiH-së, Nikola Spiriç, me vlerësimin se ai bllokon emërimin e ministrit të ri të Sigurisë.
Incko po ashtu lajmëron se Parlamenti i BeH-së ka maratuar vetëm disa ligje në gjashtë muajt e fundit dhe se institucionet shtetërore, siç është Elektro-transmetim edhe më tej vihen nën pikëpyetje, veçmas nga Republika Srpska. |