faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005

Arrestohen 4 serbë të dyshuar për krime lufte

Në një operacion të zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit, Policia e EULEX-it, e mbështetur nga policia e Kosovës dhe KFOR-i, arrestoi 4 serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte.

Arrestimi i tyre – siç njoftohet në një komunikatë të Zyrës për informim të misionit evropian për sundimin e ligjit dhe drejtësi në Kosovë, u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetit e të cilit po vazhdon hetimi.

Agjencitë serbe të lajmeve ndërkaq kanë njoftuar se janë pesë të arrestuar dhe ata janë Svetllana Stojanoviq, Dobrivoje Trajkoviq, Sllobodan dhe Sreçko Martinoviq dhe Srgjan Filliq, që të gjithë nga komuna e Novobërdës.