Terroristët mund të shfrytëzojnë armë për shkatërrim masiv që në vitin 2013, mendojnë ekspertët amerikanë
Terroristët mund të shfrytëzojnë armë për shkatërrim masiv në sulmet mbi cilindo qoftë qytet më të madh në botë që në vitin 2013, thuhet në raportin e publikuar dje nga udhëheqësit e Komisionit për parandalim dhe zgjerim për shkatërrim masiv dhe të terrorizmit në kuadër të Kongresit në SHBA, Bob Grem dhe Xhim Telnt.
Ekspertët mendojnë se është e mundur që ekstremistët për qëllimet e veta të përdorin armë biologjike e jo bërthamore. Sipas tyre kanosja për Amerikën dhe botën është reale dhe po zmadhohet. Përfudimet e tyre bazohen në tre argumente.
I pari ka të bëjë me çmimin e ulët të prodhimit dhe zgjerimin e armëve biologjike, i cili në të ardhmen do të jetë gjithnjë dhe më i lirë dhe me qasje më lehtë. I dyti është që efikasiteti i këtij lloji të armës është më i madh se gjatë shfrytëzimit të mjetit bërthamor artizanal dhe i treti është se bioterroristët ndeshen me vështirësi më të vogla prej atyre që merren me armët bërthamore.
Në bazë të argumenteve të theksuara, Grem dhe Tlent bënë thirrje për krijimin e nivelit federal dhe lokal të strategjisë nacionale për luftë kundër bioterrorizmit.
Autoritetet amerikane i paralajmëruan shërbimet e policisë për sulme të mundshme terroriste mbi hotelet luksoze edhe përkrah asaj që nuk kanë informata për kohën dhe vendin e saktë.
Paralajmërimi është dërguar nga Ministria amerikane për siguri nacionae dhe Zyra fedreale për kërkime dhe nuk lidhet me hetimin për sulmin e planifikuar me bomba në Nju-Jork dhe në Denver, për shkak të së cilave javën e kaluar kishte dy paralajmërime. |