faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005

Greqia njeh Kosovën kur Serbia të marrë statusin e kandidatit në BE

Lideri i partisë opozitare greke, PASOK, Yorgos Papandreou ka deklaruar se, nëse fiton në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 4 tetor në shtetin helen, do të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Papandreout, nëse zgjidhet çështja e Qipros dhe Serbia merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, atëherë, Athina do ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë vitit 2010 ose 2011, bën të ditur e përditshmja Dnevnik, duke u thirrur në burime të afërta me liderin socialist grek.

Papandreou, i cili konsiderohet favorit për t’i fituar zgjedhjet në Greqi, sipas këtyre burime, dëshiron të jetë lider politik i cili do të shpie pjesën e mbetur të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Për ta arritur këtë qëllim të tij, Papandreou dëshuron t’i zgjidhë disa konteste që ekzistojnë në Gadishullin Ballkanik, dhe para faktorit ndërkombëtar të imponohet si lider i kompromiseve dhe i zgjidhjeve.