Aristotel Ciampiris
Askush nuk ka monopol mbi emrin Maqedoni
Nëse kontesti për emrin zgjidhet me përcaktim gjeografik, kjo do të thotë se askush nuk ka të drejtën e monopolit mbi historinë e rajonit, identitetin, simbolet.
Kështu, për “Zërin e Amerikës” - servisin në gjuhën maqedonishte, komentoi profesori Aristotel Ciampiris, i cili në qendrën Vudrou Uillson, të enjten foli për politikën e re të jashtme greke me ardhjen e PASOK-ut në pushtet.
“Me administratën e re në Greqi do të vëreni politikë më aktive të jashtme të Ballkanit Perëndimor për integrimin evroatlantik të rajonit”, konsideron Ciampiris, i cili punon në Departamentin për studime ndërkombëtare dhe evropiane të Universitetit në Pirea.
Sipas tij, kryeministri i ri Jorgos Papandreu do të angazhohet për hyrje të të gjitha vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2014.
Për dallimet rreth emrit, profesori nuk shikon hapësirë për zhvendosje nga pala greke, ndonësë Papandreu vlen si politikan i matur.
“Një emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të plotë ndërkombëtar do të duhej të jetë vazhdimësi e politikës së deritanishme greke, pavarësisht se kush është kryeministër”, konsideron Ciampiris.
Takimin midis kryeministrave Gruevski dhe Papandreu në Bruksel për Ciampirisin është një fillim i mbarë, por ai është optimist i kujdesshëm.
“Diçka që zgjatë 18 vjet nuk mund të zgjidhet me një takim. Por, fakti se dy kryeministra takohen – dhe jam i sigurtë se do të shkëmbehen pikëpamje dhe ide – është i rëndësishëm dhe me siguri jemi dëshmitarë të tentimit të ri për gjetjen e zgjidhjes për kontestin afatgjatë”, komenton Ciampirisi.
“Mendohet se nëse emri është Maqedonia e Veriut – diçka që shënon gjeografi, por jo identitet ose histori, atëherë askush nuk monopolizon emrin dhe atë që vjen me të dhe të gjithë nisemi përpara”, shprehet Ciampiris për “Zërin e Amerikës”. |