Në Bruksel takim i parë Gruevski - Papandreu
Gjetja e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për çështjen për emrin në procesin që po udhëhiqet nën patronazhin e KB-së mbetet esenciale edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë, theksuan kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në takimin e tyre të sotëm të parë, të mbajtur në margjinat e mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel.
Dy kryeministrat, njofton korrespondenti i MIA-s, pas takimit gjysëmorësh të mbajtur pas dyerve të mbyllura, nuk dhanë deklaratë për mediat. Përfaqësuesit e kabineteve të tyre, pa dhënë hollësira për bisedën, brifuan se Gruevski dhe Papandreu e kanë konfirmuar angazhimin e tyre për ardhmëri evropiane të vendeve nga rajoni.
Takimin Gruevski - Papandreu e ka inicuar kryeministri grek gjatë bisedës telefonike me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë. |