Ministri Konjanovski do të takohet me ushtarët profesionistë nga kazerma "Ilinden"
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli, Mirosllav Stojanovski, sot do ta vizitojnë kazermën "Ilinden", ku do të realizojnë takim pune me ushtarët profesionistë.
Në takim, Konjanovski do ta sqarojë konceptin "Rezerva aktive", e cila është në drejtim të përmirësimit të statusit të ushtarëve profesionistë dhe të risocializimit të të tyre më efikas. |