Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në Interpol dhe Europol kah fundi i muajit prill. Aktualisht, i vetmi mekanizëm që mund të merret me këto organizata është UNMIK-u, përmes Zyrës Ndërlidhëse për Sundimin e Ligjit.
Vëmendja e politikës shqiptare është përqëndruar në përkujtimiin e njëvjetorit të tragjedisë së Gërdecit ku më 15 mars të vitit 2008 nga shpërthimi i një impianti çarmatimi 26 persona humbën jeten dhe qindra u plagosen.
Kroacia nuk do të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2012 meqë, për shkak të kontestit me Slloveninë, nuk mund t`i përfundojë marrëveshjet e domosdoshme aderuese sivjet.
Në Ballkan nuk guxon të lihet "punë e pambaruar" dhe të lejohet që rajoni të bëhet pjesë e së kaluarës së harruar, porositi në Bruksel sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës po injorojnë kërkesën e UNMIK-ut për të nisur bisedimet teknike mes Prishtinës e Beogradit, me gjithë insistimin e kreut të këtij misioni, Lamberto Zannier. Analistët e cilësojnë si kaotike gjendjen e krijuar rreth 6-pikëshit
Ministrat e mbrojtjes së NATO s, mund të diskutojnë për zvogëlimin e numrit të trupave të aleancës në Kosovë, pasi disa vende besojnë se misioni paqeruajtës është shumë i madh, tha zëdhënësi i NATO s, Xhems Apathurai.
Bashkimi Evropian e mbështeti kandidaturën e diplomatit austriak, Valentin Incko për përfaqësues të ri të lartë në Bosnjë e Hercegovinë, kumtuan diplomatët.
Autoritetet e Kosovës thonë se ende ka mundësi që Nënpresidenti Amerikan Joe Biden të pres lidershipit kosovar gjatë turit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhjetë vjet që prej fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, Kosova sot gëzon shtetin e saj, të njohur nga 56 vende të botës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se intervenimi ushtarak i Aleancës Veri-Atlantike për shkak të Kosovës, në vitin 1999, paraqet një konflikt kontrovers por që ishte i domosdoshëm.
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se, kohë më parë, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka konfirmuar se Podgorica dhe Prishtina shumë shpejtë do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike.
Drejtori i Qendrës për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Washington, Janusz Bugajski ka deklaruar se UNMIK-u duhet të largohet përfundimisht nga Kosova dhe EULEX-i duhet të marrë përgjegjësitë sipas planit Ahtisaari.
Në Shqipëri ka mbërritur misioni i parë i ekspertëve të Komisionit Europian të cilët gjatë gjithë javës do të shqyrtojnë nga afër zbatimin nga ana e autoriteteve shqiptare të udhërrëfyesit për një regjim të liberalizuar vizash.
Parashtrim të instrumenteve ratifikuese të Kroacisë dhe Shqipërisë në Departamentin e Shtetit, me çka këto shtete do të bëhen anëtare të plotëfuqishme të NATO-s, do të mbahet sot.
Furnizimi me gaz rus për Ballkanin është ndërprerë, për shkak të shpërthimit në gazësjellësin magjistral që sot herët në mëngjes ndodhi në Moldovë, lajmëroi Itar-Tass.
Me rastin e deklarimit zyrtar të kapacitetit të plotë operativ, sot bëhet hapja zyrtare e selisë kryesore të EULEX it, në ish-ndërtesën e Farmedit në Prishtinë.
Një hetim i bërë nga BBC-ja ka zbuluar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë.
Komisari evropian për zgjerim Oli Reni u ofroi Sllovenisë dhe Kroacisë që kontesti i tyre për kufirin të zgjidhet me arbitrazhë të udhëhequr nga pesë ndërmjetësues, lajmëroi mbrëmë televizioni slloven POP
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të martën mbrëma, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se 35 shtete kanë deponuar deklaratat e tyre me shkrim, lidhur me pyetjen se a ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përfaqësueses politike të pakicës greke në Shqipëri, Vangjel Dule ka dënuar vendimin e një gjykate në Shqipëri të anëtarit të partisë së tij, Vasil Bollano.
Jordania e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke e çuar numrin e njohjeve në 61 shtete. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri.
Partia e kryebashkiakut të Sofjes i fitoi bindshëm zgjedhjet e së dielës në Bullgari, por me rreth 117 mandate GERB-it i mungon shumica absolute, prandaj pritet një koalicion me partitë e tjera të qendrës dhe të djathta.
Komisioni Evropian më 14 korrik duhet t'i miratojë rekomandimet për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, sot deklaroi për TANJUG-un Kristina Nagj zëdhënësja e komisarit evropian për zgjerim të Bashkimit Evropian Oli Ren.