faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

9.9.2010  
 Maqedoni
 Ballkan
 Evropa
 Bota
 Arkivi
 2008
 2007
 2006
 2005
Takim i shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) sot në Bruksel do të takohen për ta përgatitur samitin e radhës të liderëve të Bashkimit.
15 të vdekur në Gjermani nga një adoleshent
Një adoleshent i armatosur ka hyrë në një shkollë të mesme në Gjermani duke vrarë të paktën 15 vetë para se të vritej nga policia.
NATO nesër do të ripërtërijë marrëdhëniet zyrtare me Rusinë

NATO-ja nesër do të publikojë se
i ripërtërin marrëdhëniet zyrtare të nivelit të lartë me Rusinë, të ndërprera para gjysmë viti për shkak të konfliktit ruso-gjeorgjian, njoftoi AFP-ja duhe iu referuar burimeve diplomatike nga NATO-ja në Bruksel.
Partia Socialdemokarte Gjermane e zemëruar për vizitën e Shrëderit në Iran

Vizita në Iran e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Shrëder, e
cila përfundoi të dielën ka tërhequr vëmendjen në
Gjermani. Qeveria gjermane
nuk sheh arsye për kritika.
Por në Partinë Socialdemokrate
i shohin punët ndryshe
Vendime, që ndryshojnë mendësinë

Intervistë me Ledi Biankun, gjykatës në Gjykatën Evropiane
të të Drejtave të Njeriut në Strasburgut, e cila filloi nga
puna pikërisht 50 vjet më parë, më 23 shkurt 1959
Samiti në Berlin
Hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Francës, Britanisë
së Madhe, Italisë, Spanjës dhe Hollandës, kërkuan edhe një mbikqyrje më të fortë për
fondet spekullative Hedge
si dhe agjencitë e klasifikimit.
Burg i përjetshëm për monstrumin austriak
Jozef Fricëll sot është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi që porota e shpalli fajtor për të gjashtë pikat e aktakuzës. Dënimin do ta vuaj në institucion psikiatrik.
Jozef Fricel pranoi te gjitha akuzat
Ministrat e jashtëm të BE konsultohen për konjunkturën, Izraelin e Bjellorusinë

Ministrat e jashtëm të 27
shteteve të BE-së u takuan të hënën in Bruksel. Në axhendë ishin debatet për programet
për nxitjen e koniunkturës, marrëdhëniet në të ardhmen me Izraelin dhe me Bjellorusinë.
Rusia synon të dërgojë përfaqësues të përhershëm në OPEK

Rusia thotë se do të dërgojë
një vëzhgues të përhershëm
në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, mes shqetësimeve në rritje të prodhuesve mbi rënien e çmimeve të naftës.
Sarkozi: Franca do të rikthehet në komandën ushtarake të NATOs

Presidenti francez Nicola Sarkozi thotë se Franca do të futet përsëri në komandën ushtarake të NATO-s, mbi katër dekada pasi doli prej saj, në shenjë proteste ndaj çka Parisi e kiste quajtur mbizotërimi amerikan në Evropë.
Liderët botërorë në samitin G-20 në Londër
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Londër nesër për të diskutuar planet për përballimin e krizës aktuale ekonomike. G-20 është grupi i vendeve më të fuqishme që së bashku përfaqësojnë 85 për qind të ekonomisë botërore. Në të ka fuqi të tilla si SHBA dhe Gjermania, por edhe ekonomi që po rishfaqen si Brazili dhe Kina.
Mbi 200 viktima dhe të zhdukur në Itali
Së paku 179 të vdekur si dhe 34 persona të zhdukur është bilanci i fundit nga tërmeti në Itali, lajmëruan shërbimet e shpëtimit në qytetin Akvila.
Katër shtetas të Maqedonisë e humbën jetën në tërmetin në Itali
Katër shtetas të Maqedonisë prej të cilëve dy fëmijë e kanë humbur jetën në tërmetrin katastrofal që mbrëmë e ka godotur Italinë qëndrore.
Liderët e G-20 dëshirojnë trefish të rrisin fondet e FMN-së
Liderët botërorë, të tubuar në samitin e Grupit - 20 vendeve më të zhvilluar industriale të botës dhe vendet me rritje drastike ekonomike (G-20) sot u dakorduan që trefish t'i rrisin mjetet e FMN-së që ta luftojnë krizën më të rëndë ekonomike pas asaj të viteve të '30 të shekullit të kalaur, informuan agjencitë, duke iu referuar pjesëmarrësve në takim.
Ditë zie në Itali
Në Itali sot është ditë zie nacionale për shkak të vdekjes së më shumë se 280 njerëzve në tërmetin katastrofal, i cili para pesë ditëve e goditi pjesën qendrore të vendit, ndërsa do të mbahet edhe meshë e përbashkët për të pësuarit në të Premten e sotme të Madhe katolike, me miratim special nga Vatikani.
Tërmet i ri në Itali
Tërmet i ri prej 4.9 ballësh sipas Rihterit mbrëmë goditi Italinë qendrore, me ç'rast nuk ka informata për viktima apo dëme materiale.
Rindërtimi i Italisë pas tërmetit do të kushtojë 12 miliardë euro
Rindërtimi i rajonit qendror italian Abruco, që javën e kaluar u godit nga një tërmet katastrofal do të kushtojë 12 miliardë euro.
Miratohet deklarata për racizëm në Gjenevë
Mbi 100 shtete pjesëmarrëse të Konferencës së OKB-së për racizmin njëzëri miratuan deklaratën përfundimtare në të cilën i bënë thirrje botës kundër jotolerancës.
Recesioni nxitë ekonominë e zezë në BE

Përderisa thuajse të gjitha sektoret e ekonomisë evropiane
i lëkundë krizë serioze dhe recesion, "tregu i zi" pas një
kohe të gjatë shënon rritje.
"Dejli Telegraf": Zgjerimi i BE-së po anulohet për shkak të krizës ekonomike globale
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian anulohet për shkak krizës aktuale ekonomike dhe për shkak të frikës në Bruksel nga papunësia gjithnjë e më e shfaqur në vendet anëtare të BE-së, shkruan "Dejli Telegraf" londinez.
Shvarcenberg: Mungesë optimizmi në BE për zgjerimin
Kriza globale ekonomike shkakton në BE që gjithnjë e më pak me entuziazëm të shikohet ideja të lejohet që shtetet e Ballkanit të bëhen anëtare të reja, njoftuan dje nga kryesimi çek me Unionin.
Kriza financiare temë kryesore e samitit të G8-shit në Akuila
Kriza botërore financiare do të jetë tema kryesore e Samitit të Grupit tetë shtete industrialisht më të zhvilluara në botë (G-8), i cili prej 8 deri 10 korrik do të mbahet në qytetin italian Akuila.
Sollana nuk dëshiron të jetë në funskion pas mandatit të tetorit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, spanjolli Havier Sollana, nuk dëshiron të qëndrojë në funksion deri në fund të mandatit në tetor. Këtë e deklaroi Sollana për gazetën ABS.
Ministrat e financave të BE diskutojnë për kontrollin financiar

Para samitit të G-20-tës,
vendet anëtare të BE-së duan t'i përcaktojnë sërish pozicionet për krizën financiare dhe gjendjen
në banka. Parisi e Berlini angazhohen për një kontroll më të fuqishëm dhe rregula të rrepta
Newsletter
Shto e-mail adresën për Newsletter:
Kerko


Merreni RSS versionin
nga lajmet e 
PressOnline
...............................





"""


................................