Bullgarja Irina Bokova do të jetë shefe e re e UNESCO-s

Bullgarja Irina Bokova, do të jetë shefja e re e UNESCO-s. Pas disa javë ecejakesh, ajo arriti të martën në Paris që të marrë 31 vota përballë kundërkandidatit të saj, ish-ministrit egjiptian të kulturës Faruk Hosni, i cili siguroi vetëm 27
Hosni konsiderohej në kryesinë e UNESCO-s si favorit kryesor për marrjen e këtij posti edhe pse vitin e kaluar kishte bërë thirrje për djegien e librave hebrejë.
Për Bokovën do të votohet formalisht edhe një herë më 15 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. Me ish-ministren e jashtme bullgare, e cila aktualisht është ambasadore e vendit të saj në Paris, për herë të parë në krye të UNESCO-s do të jetë një grua. |