Presidenti amerikan Barak Obama i shfaqi bindje kryeministrit britanik Gordon Braun se marrëdhëniet mes dy shteteve "do ta ruajnë karakterin e veçantë".
Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts deklaroi se tani për tani është e pamundur të caktohet datë për tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani.
Presidenti Obama do të flasë në një sesion të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit. Fjalimi do të mbahet në kohën kur ekonomia amerikane po tregon pak shenja ringjalljeje, me gjithë faktin se paketat miliarda dollarëshe të ndihmës janë miratuar shpejt.
Ministria koreanojugore e Mbrojtjes njoftoi se Koreja Veriore sistemoi raketë balistike e tipit të ri, që mund të arrijë deri në territorin amerikan Guam, në Oqeanin e Qetë, transmetuan mediat amerikane.
"Slumdog Millionaire", filmi britanik q tregon për jetën e një djali të varfër nga Bombei në Indi që fiton një lojë televizive, ka fituar çmimin Oskar si filmi më i mirë në ceremoninë e përvitshme të çmimeve në Hollywood.
Presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se Uashingtoni duhet të ketë "strategji për dalje" nga Afganistani, në momentin kur Shtëpia e Bardhë po përgatitet ta prezantojë planin e ri, që parasheh zgjerim të përpjekjeve ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në luftën kundër talebanëve
Presidenti Obama e ka përshkruar si skandaloze pagesën e shumave të mëdha të parave si shpërblim të disa prej punonjësve të firmës amerikane të sigurimeve AIG.
Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani, ka njoftuar rikthimin në punë të kreut të Gjykatës së Lartë, Iftikhar Chaudhry. Z. Chaudry ishte pushuar nga puna nga ish-presidenti pakistanez, gjenerali Pervez musharraf.
Presidenti i SHBA-së Barack Obama të dielën në mbrëmje i dha fund vizitës 24 orëshe në Çeki dhe u nis drejt Turqisë. Të hënën (06.04) Obama përfundon udhëtimin e tij të parë në Evropë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk ka pasur "takim të shkurtër, por të përzemërt" me një delegat iranian në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin në Hagë, deklaroi dje sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
Koreja e Veriut kumtoi se në orbitën rreth Tokës me sukses ka lansuar staelit eksperimental komunikues, kumtuan agjencitë botërore, duke iu referuar mediave koreanoveriore, deri sa liderët dhe organizatat botërore në reagimet e para këtë hap e vlerësuan si provokim dhe shkelje të rezolutës së KB-së.
Forum ekonomik botëror për Amerikën Latine mbahet sot dhe nesër në Rio de Zhenejro, në të cilin do të diskutohet për efektin e krizës ekonomike botërore mbi këtë pjesë të botës
Diplomati amerikan, Christopher Hill, është konfirmuar si ambasadori amerikan në Irak, megjithë akuzat që në detyrën e fundit ai nuk arriti të zgjidhte çështjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut.