faqja e pare      për ne          redaksia       parapagimi      marketingu       kontakt  

5.7.2008  
 Maqedoni
 Ballkan
 BE
 Bota
 Arkivi
 2007
 2006
 2005
KSHZ: VMRO-DPMNE fitoi 63 vende të deputetëve, "Dielli" 27, BDI 18, PDSH 11 dhe PAE 1

Pas rivotimit të sotëm të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2008, VMRO-DPMNE fitoi 63 vende të deputetëve, "Dielli" 27, BDI 18, PDSH 11 dhe PAE 1 një deputet, kumtoi sonte në konferëncën për shtyp kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Jovan Josifovskl.
Demarkacioni i kufirit Kosovë-Maqedoni tash edhe zyrtarisht

Përfaqësuesi Civil
Ndërkombëtar, Pieter Feith ka bërë të ditur se zyrtarisht kanë nisur bisedimet ndërmjet
Kosovës dhe Maqedonisë për çështjen e demarkacionit. Ai ka thënë se kjo tregon se është duke u implementuar pakoja e presidentit Ahtisaari.

Metju Nimic në Shkup në bisedime me kreun shtetëror të Maqedonisë
I dërguari i posaçëm i KB-së në kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, sot në Shkup do të bisedojë me kreun shtetëror të Maqedonisë.
Rosemary DiCarlo në Maqedoni

Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Rosemary DiCarlo sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup. DiCarlo do të zhvillojë takime me zyrtarët
e lartë të institucioneve
shtetërore dhe liderët e partive kryesore politike të pozitës
dhe opozitës në Maqedoni.
Bakojani - S'ka zgjidhje të emrit deri më 9 korrik

S'ka bazë që deri më
9 korrik të zgjidhen
dallimet me Maqedoninë
për emrin, është pozicioni
i Athinës zyrtare.
Gruevski i vazhdon bisedimet për përbërjen e qeverisë së re
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot i vazhdon bisedimet për zgjerimin e shumicës qeveritare.
Server: Maqedonasit dhe shqiptarët model i dialogut në Ballkan

Drejtori i Institutit të Paqes në SHBA, Daniel Server deklaroi për Zërin e Amerikës se maqedonasit dhe shqiptarët kanë treguar maturi dhe vullnet për t’i zgjidhur problemet përmes dialogut.
"Fridom Haus": Maqedonia e 15-ta mes vendeve në tranzicion sipas zhvillimit demokratik

Maqedonia me notë të përgjithshme 3,86 është ranguar në vendin e 15-të në listën e Raportit vjetor të Organizatës joqeveritare ndërkombëtare "Fridom haus" për shkallën e zhvillimit të demokracisë mes 30 steteve në tranzicion nga Evropa dhe Azia Qendrore në vitin 2007.
Gruevski synon dy partitë shqiptare në qeveri

Mandatari i Qeverisë së
ardhshme të Maqedonisë,
Nikolla Gruevski synon një koalicion të zgjeruar duke pëfshirë edhe dy partitë më
të mëdha shqiptare në vend.
SHGM reagon ndaj komenteve të Gruevskit për gazetarët

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë reagon ndaj komenteve të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski rreth raportimit të korrespondentëve
të mediumeve të Maqedonisë
nga Brukseli.
Cervenkovski ia dha mandatin Gruevskit per perberjen e Qeverise se re
Mblidhet në Prishtinë Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i përbërë nga 15 vende që kanë njohur Pavarësinë e saj, do të mbidhet sot në Prishtinë
për të diskutuar rrjedhën e zbatimit të propozimit të Marti Ahtisarit dhe hapat e ardhshme
të institucioneve të Kosovës.
Prania e KFOR-it 'e pandryshuar'

Sekretari i Përgjithshëm i
NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha të hënën në Prishtinë se NATO nuk do të ndryshojë
numrin e trupave të saj në Kosovë, pavarësisht nga fakti që Kosova ka shpallur pavarësinë.
Vendimin për EULEX-in do ta marrë Ban Ki Mun, thotë Solana

Vendimin për misionin EULEX do ta marrë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në rast se këtë nuk e bënë Këshilli i Sigurimit, ka deklaruar në Brusel përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.
Frattini: Italia rol kyç në rajon

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini, në një intervistë për BBC-në flet për marrëdhëniet me Shqipërinë, çështjen e liberalizimit të
regjimit të vizave si dhe
çështjen e Kosovës.
Thellohen hetimet për Gërdecin

Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare i ka kërkuar Kongresit Amerikan që të marrë në pyetje shtetasin amerikan Efraim
Diveroli për të hedhur dritë rreth tragjedisë së ndodhur më 15 mars të këtij viti në Gërdec.

Spanja kampion i ri evropian
Fernando Torres ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen finale të kampionatit evropian, Euro 2008, të zhvilluar në stadiumin Ernst Happel në Vjenë, gjatë të cilës ndeshje kombëtarja spanjolle dominoi lojën përballë asaj gjermane, duke u shpallur kampion i ri evropian.
Senati francez nuk e votoi propozimin për shpallje të referendumit për anëtarësimin e Turqisë në BE

Senati francez mbrëmë nuk
e votoi propozimin për
reformën institucionale me
të cilën parashihet shpallja
e referendumit për hyrjen e
Turqisë në Bashkimin Evropian.
Luksemburgu dhe Irlanda më të pasura, kurse Bullgaria vendi më i varfër në BE

Luksemburgu është vendi më i pasur në Bashkimin Evropian, kurse pas saj është Irlanda, ndërsa Bullgaria është anëtarja më e varfër, njoftoi  shërbimi evropian për statistikë Evrostat.
KB-ja insiston për aktivitete konkrete për zgjidhjen e krizës botërore me ushqimin, ndryshimet klimatike dhe varfërinë

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-Mun, deklaroi se nga liderët e G-8, në samitin e ardhshëm në Japoni, do të kërkojë hapa konkrete për
luftën kundër krizës botërore
me ushqimin, ndryshimet klimatike dhe varfërinë.
Iran: Sanksionet e BE-së janë të pakuptimta

Irani sot ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian për të ngrirë mjetet e bankës iraniane "Melli", si masën e fundit në vargun e sanksionev kundër Teheranit për shkak të kontestit rreth programit nuklear, duke e cilësuar atë si "joligjore dhe absurde".
Gjykata pro rastit të Guantanamos

Një gjykatë në SHBA për herë
të parë e ka kundërshtuar klasifikimin si ushtar armik të të një të burgosuri që mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin Guantanamo në Kubë.
Newsletter
Shto e-mail adresën për Newsletter:
Kerko

Tortura është mes nesh!
Mesazh me rastin e 26 qershorit – ditës Ndërkombëtare të OKB për përkrahjen e viktimave të torturës[1]


Gruevski:
Ështe i gabuar mendimi se qytetarët e Maqedonisë nuk janë të vetëdijshëm se problemi për merin do të tejkalohet vetëm me kompromis
Intervistë e MIA-s me Nikolla Gruevskin, deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe mandatar i sigurt për formimin e qeverisë së re.

Raporti mujor pёr gjendjen e tё drejtave tё njeriut nё Republikёn e Maqedonisё
Maj 2008
Raport i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2008
Zgjedhjet e para të jashtëzakonshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, tani pa dyshim mund të konstatohet, ishin zgjedhjet më keq të organizuara në historinë e Maqedonisë.

Publikohet Raporti për Trafikimin me Njerëz 2008
Departamenti i Shtetit lëshoi Raportin për Trafikimin me Njerëz 2008, që përfshin periudhën kohore prej në mars 2007 deri në mars 2008.


REPORT 2008

Raporti vjetor i Amnesti interneshënallit për respektimin e të drejtave të njeriut në botë
Liderët botërorë nuk arrijnë të ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të njeriut në botë, paralajmëron Amnesti interneshënall.
AI: Maqedonia progres reforma, por diskriminim të pakicës rome
Në Maqedoni është arritur progres në reformat në polici dhe jurisprudencë, por akoma vazhdon diskriminimi i pakicave, posaçërishtë diskriminimi i popullatës rome është i theksuar, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës prestigjioze për të drejtat e njeriut, Amensty International.
Banorët e Debëlldesë:
Njohja e Kosovës, pastaj demarkacioni
Banorët e Debëlldesë kërkojnë nga institucionet e Republikës së Kosovës që të mos diskutojnë me Maqedoninë për demarkacionin e vijës kufitare, para se Shkupi zyrtar ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Problemet kufitare maqedonase me Kosovën
Maqedonia, be në Kombet e Bashkuara dhe Ahtisarin
Çdo zgjidhje e statusit final të Kosovës jashtë "ombrellës" së Kombeve të Bashkuara për Republikën e Maqedonisë do të thoshte hapje,  me shumë paqartësi,  e problemit të kufirit me Kosovën. Fusnota në planin e Ahtisarit tani për tani është zgjidhja më e sigurt se kufiri maqedonas në "pjesën me Kosovën" do të respektohet nga Prishtina. Mungesa e "vulës" së OKB-së në definimin e statusit të Kosovës do të ishte mundësi e aktualizimit të dilemës se sa përputhet vija e mëparshme e kufirit administrativ midis republikave të RSFJ-së së dikurshme dhe vija sipas marrëveshjes midis Shkupit e Beogradit,  e arritur në vitin 2001,  dhe mos vallë në këtë rast Kosovës i janë vjedhur 2.500 hektarë territor.


Merreni RSS versionin
nga lajmet e 
PressOnline
...............................

DASH: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat e njeriut
Në raportin e tij të përvitshëm për të drejtat e njeriut Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) thekson se gjatë vitit 2007, qeveria e Maqedonisë përgjithësisht i ka respektuar të drejtat e njeriut.
Komiteti për luftë kundër torturës kritika Maqedonisë
Komiteti i Këshillit të Evropës për luftë kundër torturës akuzoi Maqedoninë për keqtrajtim në rastin me personat e privuar nga liria.




................................

Google